Thaçi, e jo Ramushi e bëri Pacollin president
Faqja 1 e 1
Thaçi, e jo Ramushi e bëri Pacollin president
Nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala, ka sqaruar edhe njëherë deklaratat e ambasadorit amerikan Dell, cili përgjegjës për zgjedhjen e Pacollit president e ka bërë Ramush Haradinajn. Shala thotë se kjo nuk qëndron sepse këtë përgjegjësi sipas tij, e mban partitë qe janë marr vesh përkatësisht PDK-AKR.
“Mendoj se objektivisht përgjegjësia për zgjedhjen e zotit Pacolli president të Kosovës u bie partive, të cilat kanë vendosur të bëjnë koalicionin, pra PDK-së së zotit Thaçi dhe AKR-së së zotit Pacolli. Ata kanë vendosur në këtë mënyrë. Ne nuk kemi, siç thuhet në gjuhën popullore, as hak as hile në këtë proces. Është e vërtetë që mbase edhe ne kemi mundur të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, por si aleancë, në instancat tona vendimmarrëse, në kryesinë e partisë, në këshillin drejtues, kemi vendosur ta respektojmë parimin tonë. Origjina e së keqes politike në Kosovë lidhet me Qeverinë PDK-LDK, së cilës i ka prirë zoti Thaçi”, ka thënë Shala për Radion Evropa e Lirë.
Similar topics
» Rusët akuzojnë Pacollin
» Çfarë e bëri të famshme Dafinën?
» Adelina Thaçi fejohet
» Vesa Luma me kryeministrin Thaçi
» Në Deçan sulmohet me gurë eskorta e kryeministrit Thaçi.
» Çfarë e bëri të famshme Dafinën?
» Adelina Thaçi fejohet
» Vesa Luma me kryeministrin Thaçi
» Në Deçan sulmohet me gurë eskorta e kryeministrit Thaçi.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi