Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma
Faqja 1 e 1
Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma
Adelina Thaçi
Shumë këngëtarë të estradës sonë preferojnë të këndojnë nëpër dasma, pasi që kjo paguhet mjaft mirë. Por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këtë lloj pazari për faktin se nuk e kultivojnë llojin e këngës që këndohet në dasma.
Këngëtarja Adelina Thaçi nuk preferon të këndojë në dasma pasi ajo ka stilin e veçantë të interpretimit dhe cilësohet si një këngëtare profesioniste.
“Kam pasur rastin të ftohem për të kënduar në dasma, mirëpo gjithnjë kam refuzuar. Nuk këndoj në zhanrin e këngës popullore ashtu siç këndohet në gazmende të tilla dhe kjo është shkaku i vetëm që nuk më pëlqen të këndoj në dasma. Nuk jam kritikuese e atyre që këndojnë në dasma, ngase e kultivojnë po atë zhanër muzikor që interpretohet në evenimente të tilla. Madje kam hasur të shoh organizime mjaft të mira dasmore me nivele evropiane, ku muzika ka qenë mjaft e mirë, mirëpo unë nuk mund ta udhëheq një dasmë me një këngë të tillë. Edhe po të më ofrohej një shumë e majme e të hollave, nuk do të pranoja të këndoj në dasma”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Edhe këngëtarja Gili nuk është e prirë për të kënduar në ahengje të ndryshme gazmore për shkak se nuk i pëlqen stili i të kënduarit në këto evenimente.
“Nuk jam prej atyre këngëtarëve që këndojnë në dasma e ahengje të ndryshme gazmore, jo se nuk mund të interpretoj në zhanrin popullor, por në dasma kërkohet edhe këndimi tallava dhe kërkesat e dasmorëve për lloj-lloj këngësh nuk më pëlqejnë fare”, thekson ajo.
As këngëtari Genc Prelvukaj nuk preferon të këndojë në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore, ku, sipas tij, në dasmat e sotme janë bërë ndryshime shumë të mëdha, si në zakonet e trashëguara, ashtu edhe në pjesën argëtuese muzikore.
“Në dasmat qytetare, sot mund të dëgjosh këngë e muzikë nga të gjitha vendet e botës, ngase më nuk i jepet rëndësi ruajtjes së vlerave tradicionale kombëtare dhe këngëtarët e muzikantët e sotshëm as që e dinë se çfarë janë duke kënduar, as luajtur në instrumentet muzikore. Muzikën e sotme dasmore e ka vërshuar shundi, kiçi, antivlerat, këngët e përkthyera dhe të adaptuara nga vendet e ndryshme, e mbi të gjitha, atë e ka kapluar stili i muzikës tradicionale rome, i quajtur ‘Tallava’”, ka thënë Genci.
Në estradën tonë muzikore kemi edhe shumë këngëtarë të tjerë që nuk performojnë me këngët e tyre në dasma. Në mesin e tyre përfshihen edhe këngëtarët si Yllka Kuqi, Rona Nishliu, Teuta Kurti, e shumë të tjerë.
Similar topics
» Dasma luksoze e Bogdanit
» Këngëtarët shqiptarë kopjacë
» Këngëtarët kosovarë pretendentë për çmime në “Top Fest”
» Këngëtaret shqiptare dhe stilet e 2010-ës
» Dasma sekrete e Arta Bajramit
» Këngëtarët shqiptarë kopjacë
» Këngëtarët kosovarë pretendentë për çmime në “Top Fest”
» Këngëtaret shqiptare dhe stilet e 2010-ës
» Dasma sekrete e Arta Bajramit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi