Këngëtarët kosovarë pretendentë për çmime në “Top Fest”
Faqja 1 e 1
Këngëtarët kosovarë pretendentë për çmime në “Top Fest”
Jehona Sopi dhe Eliza Hoxha janë këngëtaret kosovare të cilat janë nominuar në më shumë kategori në edicionin e sivjetmë të “Top Fest”, por duke mos lënë anash edhe disa këngëtarë të tjerë të cilët po ashtu kanë siguruar nominimet për natën finale.
KTV njofton se për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri.
Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda.
Në kategorinë ““Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë” në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”.
Eliza Hoxha është e nominuar edhe në kategorinë “Best Dance”, ku konkurron edhe këngëtarja tjetër kosovare, Blerina Kastrati.
Dafina Zeqiri dhe Shkenda janë pretendente për çmimin e këngës më të mirë R&B, derisa Shpat Deda është sërish i nominuar për kategorinë “Best Pop-Rock”.
Grupet: “Gillespe”, “NRG BAND”, “Kthjellu” dhe “Garazhat e Bardha” konkurrojnë për çmimin “Best Group”.
Në kategorinë “Best Interpret” janë të nominuara Malda Susuri dhe Flaka Krelani, për “Best Hip-Hop”, reperi F-Kay. derisa këngëtarja e re Fortesa Hoti është e nominuar në kategorinë “Best New Artist”.
Similar topics
» Dy çmime për Blerinën në Dunav Stars
» Këngëtarët shqiptarë kopjacë
» Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma
» Këngëtaret shqiptare dhe stilet e 2010-ës
» 3 këngëtaret seksi, në sulm ndaj ELITA 5?
» Këngëtarët shqiptarë kopjacë
» Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma
» Këngëtaret shqiptare dhe stilet e 2010-ës
» 3 këngëtaret seksi, në sulm ndaj ELITA 5?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi