Eliza, e tmerruar pas ngjarjeve në Boston
Faqja 1 e 1
Eliza, e tmerruar pas ngjarjeve në Boston
Aktorja shqiptare Eliza Dushku është tmerruar pasi ka parë xhirimet televizive të betejës në qytetin e saj të lindjes, Boston, ku policët kishin ndjekur të dyshuarit në lidhje me bombardimet e ditëve më parë në këtë qytet.
Aktorja e serisë “Buffy the Vampire Slayer” është rritur në Watertown, një qytezë e vogël e ngjitur me Bostonin, dhe është tmerruar kur ka parë qytet ne saj të pushtojë lajmet në mëngjesin e sotëm (19 prill).
Banorët ishin paralajmëruar të qëndrojnë brenda dhe të jenë vigjilent pas dramës, gjatë të cilës një njeri i dyshuar për përfshirje në bombardimet në maratonën e të hënës u godit për vdekje, derisa një tjetër raportohet se kishte ikur.
Dushku, e cila ende ka familjen e saj në Watertown, kishte përcjellë skenat e tmerrshme në lajmet televizive, dhe ka zbuluar se ajo është frikësuar për sigurinë e të dashurve të saj.
“Nuk mund të jetë më afër shtëpisë se kaq. Watertown... Qyteti im. Zot, të lutem, çdokush të jetë i sigurt. Watertown Pd (departamenti i policisë) të gjithë lutemi për ju... E lindur & rritur në Watertown. Familja ime e bukur është aty. 20 bllok kërkime/CNN saktësisht në të njëjtën lagje ku jam rritur, shtëpia ime – nuk mund të besoj”, ka shkruar Eliza në një sërë postiqesh në faqen e saj në Twitter.
Similar topics
» Eliza jam single
» Eliza një këngë për Prishtinën
» Eliza bëhet Ambasadore
» Eliza Dushku në filmin “Ghostbusters”
» Eliza Dushku: Mund të rrah keq
» Eliza një këngë për Prishtinën
» Eliza bëhet Ambasadore
» Eliza Dushku në filmin “Ghostbusters”
» Eliza Dushku: Mund të rrah keq
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi