Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të

Shko poshtë

shko Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të

Mesazh nga albvera Sun Jun 13, 2010 12:56 am

Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të F.0612222727476_m


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë befasinë, duke ndaluar me barazim 1-1 njërën nga kombëtaret favorite të Kupës së Botës, Anglinë.


Të zgjedhurit e trajnerit Fabio Capello kaluan në avantazh të hershëm kur pas një asistimi të Emile Heskey, Steven Gerrard u gjend shumë mirë në zonë për të dërguar topin në rrjetën e portierit Tim Howard.
Megjithatë, pavarësisht epërsisë, anglezët nuk treguan lojë të qëndrueshme gjatë pjesës së parë dhe humbën edhe avantazhin pesë minuta para pauzës. Pas një goditje të lehtë të Clint Dempsey, portieri Robert Green reagoi dobët duke lejuar topin t’i rrëshqasë nga dora dhe të përfundojë në rrjet, që solli barazimin e rezultatit.
Në pjesë të dytë trajneri Capello reagoi duke inkuadruar Jamie Carrager në vend të Ledley King, që megjithatë nuk ndryshoi diçka në mënyrën e lojës së anglezëve e që vazhduan të vuajnë edhe në fillim të kësaj pjese.
Emile Heskey keqpërdori një rast të mirë në minutën e 51-të, kur goditja e tij përfundoi në duart e portierit Howard, ndërsa amerikanët po ashtu patën një rast të mirë shënimi me anë të Jozy Altidore, që u mbrojt kësaj here nga Green (65').
Anglezët treguan një lojë më agresive në pjesën e fundit të ndeshjes. Wayne Rooney për pak sa nuk befasoi portierin amerikan me anë të një goditje nga largësia në minutën e 74-të të ndeshjes, ndërsa një minutë më pas edhe Shaun Right-Philips huqi nga afërsia. Por, as inkuadrimi i shtatlartit Peter Crouch në 10 minutat e fundit të ndeshjes nuk solli ndonjë ndryshim rezultati.
Në grupin C së bashku me Anglinë dhe SHBA-të ndodhen edhe Algjeria dhe Sllovenia, që do të përballen nesër në stadiumin Peter Mokaba në Polokwane.
albvera
albvera
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 562
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 35
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne Albveraa.Tk
Humori Humori : Portokali
Hobi Hobi : Gjith qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Taurus

http://www.Albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi