Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1
Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka marrë një letër, lëshuar nga Sekretariati i Shtetit i Republikës Dominikane për Marrëdhënie Ndërkombëtare, përmes së cilës shprehet pozicioni i qartë i Republikës Dominikane për Kosovën.
Në letër thuhet: “Qeveria e Republikës Dominikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve është pajtuar ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës”.
Po ashtu në letër theksohet se, Republika Dominikane përgëzon autoritetet dhe popullin e Kosovës për të arriturat dhe krijimin e strukturave institucionale që i mundësuan popullit të Kosovës të ketë shtet Sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje institucioneve dhe popullit të Republikës Dominikane dhe do të punojë në intensifikimin e raporteve deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.
Paraprakisht, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli kishte njoftuar se Republika Dominikane kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Ai nëpërmjet një telekonference nga Luganoja e Zvicrës, ka thënë se para dy ditësh kjo njohje i është konfirmuar në telefon nga kryetari i Republikës Dominikane, ndërsa mbrëmë ka marrë notën kredenciale.
Republika Dominikane është bërë shtetit i 62 që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Similar topics
» Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
» Republika e Palaut njohu Republikën e Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
» Republika nuk mund ta imagjinojë largimin
» Republika e Palaut njohu Republikën e Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
» Republika nuk mund ta imagjinojë largimin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi