Republika e Palaut njohu Republikën e Kosovës
Faqja 1 e 1
Republika e Palaut njohu Republikën e Kosovës
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, të ngarkuarit me punë, Avni Spahiut, të hënën i është dorëzuar letra e presidentit të Republikës së Palaut, Johanson Toribiong, për presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, me të cilën konfirmohet se ky vend ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Presidenti Toribiong, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës zyrtare të presidentit Sejdiu për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, theksohet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Republika e Palaut, që gjendet në Oqeanin Paqësor, është vendi i 56 që njeh Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.
Similar topics
» Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
» Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
» Arjan Konomi: Do të ftoja për darkë Republikën
» Republika nuk mund ta imagjinojë largimin
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
» Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
» Arjan Konomi: Do të ftoja për darkë Republikën
» Republika nuk mund ta imagjinojë largimin
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi