Libani së shpejti do të njohë Kosovën
Faqja 1 e 1
Libani së shpejti do të njohë Kosovën
Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, gjatë takimeve që pati me zyrtarë të lartë të Libanit, kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t'i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë, thuhet në një njoftim të MPJSH.
Zv/ministrja Harxhi edhe gjatë vizitës në Damask gjithashtu i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike.
Similar topics
» Australia dhe Kroacia urojnë Kosovën
» KB për Kosovën – më 14 shtator
» Meda - Une e Dua Kosoven
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» Kina njeh Kosovën?
» KB për Kosovën – më 14 shtator
» Meda - Une e Dua Kosoven
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» Kina njeh Kosovën?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi