"Njerëz të Humbur" vazhdon misionin në Kosovë
Faqja 1 e 1
"Njerëz të Humbur" vazhdon misionin në Kosovë
Në një transmetim të drejtpërdrejtë, emisioni i përjavshëm i Aida Shtinos, “Njerëz të humbur”, erdhi ndryshe kësaj here. Së fundmi, në një bashkëpunim me televizionin “Klan Kosova”, zëri dhe misioni i tij u zhvendos përtej kufirit duke shkuar në Kosovë.
Në lidhje direkte prej dy orësh emisioni i së premtes mbrëma mbajti përballë ekranit shumë shqiptarë jo vetëm brenda kufijve, por dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe mbarë bota, nëpërmjet valëve të televizionit Klan dhe Klan Kosova.
Investigime, informacione të verifikuara në kohë reale u përcollën kësaj here, për personat e humbur nga Kosova. Bashkëpunimi mes dy televizioneve sapo ka startuar. Surpriza dhe të vërteta të reja do të vazhdojnë të publikohen dhe të bëhen pjesë e kësaj tradite që sapo ka nisur.
“Njerëz të Humbur” do të jetë në Kosovë një herë në muaj ku për familjarët e të humburve nga Kosova do jetë një lehtësi më e madhe që të jenë në studio në Prishtinë dhe jo të shkojnë në Tiranë. Po ashtu së shpejti do të publikohet edhe gazeta si një projekt i ri.
Similar topics
» Prezantuesja e emisionit "Njerëz të humbur", 'humbet' bashkëshortin
» 11 njerëz vdesin në koncert në Marok
» Bertani vazhdon karrierën në Turqi?
» Hygerta: Konskurset e Bukurisë kanë humbur vëmendjen e publikut
» Reali vazhdon të shpresojë
» 11 njerëz vdesin në koncert në Marok
» Bertani vazhdon karrierën në Turqi?
» Hygerta: Konskurset e Bukurisë kanë humbur vëmendjen e publikut
» Reali vazhdon të shpresojë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi