Egjipti po konsultohet me BE-në për njohjen e Kosovës
Faqja 1 e 1
Egjipti po konsultohet me BE-në për njohjen e Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit për Çështjet Evropiane, Ahmed Amin Fathallah, deklaroi të hënën në Tiranë se vendi i tij po merr hapa praktikë lidhur me njohjen e Kosovës, që do të çojnë drejt vendimit përfundimtar.
Fathallah i bëri këto komente gjatë takimit me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Diplomati egjiptian foli rreth Kosovës pasi ministri Haxhinasto i kërkoi atij që Kajro zyrtare të rishikojë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutës së miratuar për Kosovën në Asamblenë e OKB-së.
“Ne po ndërmarrim disa masa praktike, kemi opinionin këshillimor të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të finalizojmë pozicionin tonë, pasi të zhvillojmë edhe disa konsultime me Bashkimin Evropian”, tha Fathallah gjatë vizitës në Tiranë.
Similar topics
» Pakistani do ta shqyrtoj njohjen e Kosovës!
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» GJND: Pavarësia e Kosovës është legale
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» GJND: Pavarësia e Kosovës është legale
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi