Mourinho nuk mendon të harxhojë pa masë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Mourinho nuk mendon të harxhojë pa masë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mourinho nuk mendon të harxhojë pa masë

Shko poshtë

shko Mourinho nuk mendon të harxhojë pa masë

Mesazh nga Dg Sun Jul 18, 2010 5:20 am

Mourinho nuk mendon të harxhojë pa masë 18-mourinho4



Madrid, 18 korrik - Trajneri portugez i Real Madridit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se këtë verë skuadra e tij nuk do të jetë rekordmene për para të shpenzuara në transferime të futbollistëve. Reali këtë vit ka shpenzuar 46 milionë euro, 30 për transferimin e yllit argjentinas Angel di Maria nga Benfica, gjashtë për Sergio Canalesin e Racing Santanderit dhe dhjetë milionë për Pedro Leonin e Getafes.

Madrilenët synojnë tash të transferojnë edhe Sami Khediran e Stuttgartit dhe Mesut Oezilin e Werder Bremenit.

"Këtë verë nuk do të jemi 'mbretërit e afatit kalimtar'. Unë vë bast me cilindo se më e mirë është filozofia e vjetër e Realit: të merren lojtarë me perspektivë që mund të përparojnë ende. Për këtë kemi transferuar Angel di Marian. Është e vërtetë se ai ka kushtuar mjaft, por ka potencial të madh. Po bëjmë të gjitha që të transferojmë gjermanin Sami Khedira. Që po ashtu ka mjaft mundësi për përparim. Është një treg që e preferoj unë. Të marr lojtarë perspektiv", ka thënë Mourinho, përcjell gazeta "AS", të shtunën.

Politika e Mourinhos është krejt e kundërt me atë të presidentit të Realit, Florentino Perez. Perez është i njohur për shpenzim të shumave të mëdha për të transferuar yjet më të mëdhenj të futbollit. Vitin e kaluar shpenzoi mbi 250 milionë euro për transferimin e yjeve si Cristiano Ronaldo (94 milionë euro), Ricardo Kaka (65 milionë euro), Xabi Alonso (35 milionë euro) dhe Karim Benzema (35 milionë euro). Megjithëkëtë, Reali mbeti pa fituar tituj. Mourinho synim primar ka forcimin e repartit defansiv.

"Na nevojiten më shumë mbrojtës dhe mesfushorë, por jo të dramatizojmë e të shpenzojmë aq shumë. Kemi një themel të mirë të skuadrës nga stinori i kaluar dhe kjo mes lojtarëve do të hapë një konkurrencë pozitive. Është e komplikuar të shpjegohet, por kur Reali interesohet për një lojtar, atëherë vlerat nisin të rriten në mënyrë astronomike", ka thënë Mourinho.

Reali është afër transferimit të gjermanit Khedira, por për Mesut Oezilin 21-vjeçar, skuadra është ende duke u munduar të gjejë një gjuhë të përbashkët me Werder Bremenin. Duhet të paguaj së paku 16 milionë euro për të.

Po ashtu në listën e lojtarëve për të cilët po interesohet Mourinho është edhe sulmuesi gjerman i Bayern Munchenit, Mario Gomez.


Rregullat strikte të Mourinhos për stërvitje:

1. Stërvitja nis në orën 9.30 dhe nuk tolerohet as vonesa prej një minute. Nëse lojtari vonohet, atëherë nuk ka pse të marrë mundin të dalë në fushë, pasi nuk do të lejohet.

2. Koncentrim maksimal në stërvitje dhe saktësi para çdo udhëtimi.

3. Intensitet maksimal gjatë 90 minutave stërvitjeje.

4. Lëndimet eventuale duhet t'i paraqiten mjekut të klubit, të paktën një orë para fillimit të stërvitjes.

5. Zhurma në autobus nuk lejohet. Në autobus lojtarët mund të dëgjojnë muzikë vetëm me kufjet e tyre. Po ashtu, lejohet edhe shfrytëzimi i celularit, por ai duhet të lihet në vibrim.
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi