Lajmet nga sporti 22.07.2009
2 posters
Faqja 1 e 1
Lajmet nga sporti 22.07.2009
Milani kthehet ka Trezeguet
Pasi ka kërkuar ‘të gjithë sulmuesit në Evropë’, Milani planifikon ta transferojë David Trezeguet.
“La Gazzetta dello Sport” njofton se Milani është gati ta sakrifikojë Marco Borriellon për ta sjellë në San Siro sulmuesin francez, i cili padyshim që ka hyrë në historinë e Juventusit.
Rossonerët janë të interesuar për sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano, mirëpo andaluazianët kërkojnë 20 milionë euro, që është një shifër e papërballueshme për Milanin, kështu që Trezeguet do të ishte opsion i mirë nëse transferohet në formë shkëmbimi me Borriellon.

Edituar për herë të fundit nga tingulli-3 në Wed Jul 22, 2009 5:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Re: Lajmet nga sporti 22.07.2009
Drogba: Terry do të qëndrojë
Edhe Didier Drogba u është bashkëngjitur zërave të cilët thonë se kapiteni i Chelseat, John Terry, do të mbetet në Stamford Bridge.
Manchester City vazhdon të kërkojë shërbimet e mbrojtësit anglez, ndërsa drejtuesit e Chelseat nuk lejojnë largimin e tij, derisa Drogba mendon se Terry do të qëndrojë me Blutë.
“Ai është kapiteni ynë dhe ne kemi nevojë për të, dhe e dimë se ai do të qëndrojë me ne për të fituar më shumë trofe”, ka thënë droga për ESPN.

Huntelaar nuk do të transferohet te Stuttgart
Sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, nuk do të transferohet te Stuttgarti, përkundër spekulimeve se Los Blancos kanë arritur marrëveshje me ekipin nga Bundesliga.
Huntelaar është në listën e lojtarëve që do të largohen nga Santiago Bernabeu, ndërsa mediat gjermane kishin spekuluar se Reali ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e holandezit.
Sido që të jetë, “AS” shkruan se Huntelaar i ka mbyllur bisedimet me ekipin gjerman për arsye se Stuttgarti nuk dëshironte t’ia japë pagën e kërkuar nga ish-sulmuesi i Ajaxit.
Ndërkohë, thuhet se Huntelaar do të transferohet në Angli, te Tottenham Hotspur ose Arsenal.

Eto’o arrin marrëveshje me Interin?
"Sky Sport" njofton se sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare më kampionin e Italisë, Inter.
Presidenti zikaltër Massimo Moratti ka negociuar me agjentin e lojtarit, Josep Maria Mesalles, derisa vetë Eto’o e ka thirrur në telefon drejtorin teknik të Interit, Marco Branca, për t’i thënë se është i lumtur që do t’u bashkëngjitet Nerazzurëve.
Marrëveshja është arritur pasi që kamerunasi është pajtuar të merr 10 milionë euro për sezon, por me kusht që Interi do t’i paguajë nga dy milionë euro për secilën trofe të fituar.
Pas kësaj marrëveshje, është gjithnjë e më pranë edhe kalimi i Zlatan Ibrahimovicit në drejtim të kundërt- te Barcelona.

Ancelotti: Beckham teknikisht më i mirë se Kaka
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.
“Beckham është një lojtar i shkëlqyeshëm, por jo i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ai më bëri për vete me qëndrimin dhe karakterin e tij. Në fushë ai i sheh gjërat shumë para lojtarëve të tjerë dhe vizioni i tij i lojës është shumë përtej kohës kur ai luante me Manchester United”, ka thënë Ancelotti.
“Ai nuk duhet t’ia ketë lakmi askujt, as edhe një lojtari si Kaka në pozitën e tij. Ai është më i ngadaltë, por më i fuqishëm se Kaka si taktikisht ashtu edhe teknikisht”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.

Mascherano dëshiron të transferohet te Barca
Agjenti i Javier Mascheranos thotë se klientit të tij nuk i pëlqen jeta në Angli dhe dëshiron të transferohet te Barcelona.
Mesfushori i Liverpoolit kërkohet nga Blaugranët, mirëpo trajneri i Redsave, Rafael Benitez, i ka thënë JO këtij transferimi.
Megjithatë, agjenti i lojtarit thotë se klienti i tij dëshiron të luajë për trekampionët.
“Barcelona është zgjidhja më e mirë për t’u realizuar, pasi që Javier dëshiron të shkojë në Spanjë. Ai është lodhur me jetën në Angli”.
“Liverpooli refuzon ta shesë, mirëpo kjo mund të ndryshojë nëse vjen një ofertë e madhe”, ka thënë agjenti.

Chelsea mposht Interin
Chelsea ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Interit në kuadër të ndeshjeve përgatitore parasezonale në turneun World Football Challenge, që po zhvillohet në Pasadena të Kalifornisë.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, kaloi Blutë në epërsi (11’) duke mposhtur portierin Belec me një gjuajtje nga 23 metra.
Në minutën e 50-të u akorduar penallti në favor të Chelseat, pasi që Burdisso preku topin me dorë, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Frank Lampard, i cili vendosi rezultatin e përfundimtar të këtij takimi.

Caceres lojtar i Juves pas dhjetë ditësh?
Agjenti i Martin Caceres, Daniel Fonseca, thotë se klienti i tij është pranë kalimit te Juvetnusi, ndërsa në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet ky transferim.
“Asgjë nuk ka ndodhur që nga kontakti ynë i fundit, mirëpo Juventusi është optimist për transferimin”.
“Mendoj se çështja do të zgjidhet pas dhjetë ditësh. A varet kjo nga Barcelona ose Juventusi? Nga asnjëra skuadër- ne po presim përgjigjen e lojtarit, e cila do të vijë pas 4-5 ditësh, dhe pastaj do të mund të vazhdojmë përpara”, ka thënë Fonseca për tuttomercatoweb.com.

Samir Nasri tre muaj jashtë fushe
Arsenali ka pohuar se mesfushori francez Samir Nasri do të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër për dy deri në tre muaj, pasi ka pësuar lëndim mëngjesin e sotëm.
Siç bëjnë të ditur mediat austriake, francezi ka pasur lëndim të rëndë pas një përplasje në stërvitjet e sotme dhe është nxjerrë jashtë fushe me ndihmën e dy fizioterapistëve.
Arsenali më pas ka pohuar se Nasri ka frakturë në këmbë dhe për këtë shkak ai duhet të pauzojë nga dy deri në tre muaj.
“Samir Nasri ka pësuar thyerje të këmbës gjatë stërvitjes së mëngjesit në kampin përgatitor në Austri. Mesfushori do të jetë jashtë fushe gjatë dy deri në tre muajt e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.

Ancelotti: Pirlo? Ai është lojtar i ... Chelseat!
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes përballë Interit ka thënë se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është lojtar i Chelseat, por më pastaj ka thënë se vetëm ka bërë shaka.
Pirlo vazhdimisht është duke u lidhur me kalim në Chelsea gjatë javëve të fundit, ku do të mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti.
Drejtuesit e Milanit në një sërë rastesh kanë mohuar spekulimet se ai është para kalimit në Stamford Bridge dhe gjithmonë kanë thënë se askush nuk ka bërë ofertë për shërbimet e italianit.
“Nuk ka asnjë situatë të veçantë. Për momentin ai është lojtar i ... Chelseat”, a thënë Ancelotti në konferencën e shtypit pas fitores 2-0 në miqësoren përballë Interit, duke i befasuar të gjithë gazetarët.
Por pas një pauze të shkurtë me buzëqeshje ai ka vazhduar: “Por, të gjithë e dini se dua të bëj shaka. Andrea është miku im më i mirë dhe një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Riise nënshkruan me Fulhamin
Fulham ka pohuar se ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare me mesfushorin norvegjez Bjorn Helge Riise nga Lillestrom.
Vëllai i mbrojtësit John Arne Riise, Bjorn Helge, është shprehur tepër i kënaqur pasi që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Premier League.
“Nënshkrimi me Fulham është realizim ëndrre për mua, mezi pres t’i bashkohem ekipit në përgatitje pasi tashme e kemi përfunduar marrëveshjen. Nga Fulham shumë mirë e njoh Brede Gangeland dhe Erik Nevland, me të cilët luaj së bashku në kombëtare, dhe ata më kanë treguar gjëra të mira për ekipin”, ka thënë Riise.
“Fulham pati një sezon fantastik vitin e kaluar nën drejtimin e Roy Hodgson, i cili është menaxher të cilin e respektoj shumë”, ka shtuar më tej norvegjezi.

Senderos mund të largohet nga Arsenali
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se Phillipe Senderos mund të largohet nga Emirates, përkundër se ai sapo është kthyer nga Milani.
Mbrojtësi zviceran kaloi një vit i huazuar te Milani, mirëpo Rossonerët nuk vendosën ta mbanin më tepër, prandaj ai është kthyer te Topçinjtë.
“Ai ka oferta dhe gjithçka është e hapur. Ai është kthyer te ne për të kërkuar zgjidhje, mirëpo ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij”, ka thënë Wenger për “Daily Mail”.

Tottenhami nuk interesohet për Beckham
Trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, ka demantuar se skuadra e tij dëshiron ta angazhojë mesfushorin anglez David Beckham.
Mediat angleze kanë spekuluar se mesfushori i LA Galaxy do të kthehet në Ligën Premier, ndërsa si destinacione të mundshme kanë përmendur Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Chelsean.
“Nuk e di se nga kanë ardhur këto informata. David Beckham është një lojtar fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë nga ato spekulime”.
“Ne nuk e dimë situatën e David dhe nuk kemi bërë tentativë për ta angazhuar atë, prandaj nuk e dimë se prej ku kanë filluar thashethemet”, ka thënë Redknapp për “Sky Sports News”.

Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi