Lajmet nga Sporti 30.07.2009
2 posters
Faqja 1 e 1
Lajmet nga Sporti 30.07.2009
Kaka: Nuk jam në nivelin e Zidane
Ylli i ri i Real Madrid, Kaka, ka shpjeguar se pse ai ka refuzuar shansin për të veshur fanellën e Zinedine Zidane, me numrin 5.
“Nuk kam asgjë të bëj me Zidane. Kjo ishte më shumë sepse për brazilianët numri 5 është më shumë defansiv. Andaj unë preferova të qëndroj me numrin 8, me të cilin kam filluar në Sao Paolo”, ka thënë Kaka.
“Zidane është legjendë e futbollit, ai ka bërë më së shumti histori me Francën dhe Real Madridin. Ai është në një nivel tjetër, pasi ai tashmë ka bërë histori në karrierën e tij. Unë ende nuk e kam arritur atë. Nuk ndjehem komod me krahasimin, por është OK”, ka shtuar braziliani.

Re: Lajmet nga Sporti 30.07.2009
Benitez ul çmimin e Xabi Alonsos
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, tashmë është i gatshëm të arrijë kompromis për të shitur mesfushorin spanjoll Xabi Alonso te Real Madridi.
Siç shkruan Daily Mail, lëvizja e Alonsos në Bernabeu është zvarritur gjithë verën, me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, që kërkonte 35 milion dhe me Realin që ofronte 25 milionë funte për spanjollin.
Megjithatë dy klubet tash janë larg vetëm 5 milionë euro në negociatat e tyre dhe pritet që ata të arrijnë marrëveshje nën shumën 30 milionë funte deri në vikend.
27-vjeçari do të ribashkohej me tashmë ish-bashkë-lojtarin e tij të Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, i cili dje kompletoi transferimin në Bernabeu për 3.5 milionë funte.

Zyrtare: Elano nënshkruan me Galatasarayn
Mesfushori brazilian Elano është larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar Galatasarayt, ka konfirmuar vetë klubi turk me anë të një deklarate në faqen zyrtare.
Milani dhe Interi u raportua se ishin po ashtu të interesuar për lojtarin, por Sky Sports bën të ditur se braziliani tashmë ka lëvizur në drejtim të ekipit turk për një shumë që besohet të jetë afro 9.5 milionë euro.
“Lojtari i kombëtares së Brazilit, Elano Blumer (27) ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Galatasarayn pasi ka luajtur për dy vite në Manchester City”, shkruhet në deklaratën e klubit turk.
City ka filluar të reduktojë numrin e lojtarëve dhe Elano bëhet kështu lojtari i katërt që largohet këtë verë, pas Ched Evans, Valeri Bojinov dhe Felipe Caicedo.
Ekipi ka sjellë një varg të përforcimesh të reja muajin e fundit si Gareth Barry, Roque Santa Cruz, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor dhe së fundi Kolo Toure.

Ferguson i kënaqur me Anderson
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i ngazëllyer të shohë Anderson të shënojë golin e tij të parë me klubin anglez.
Kampioni i Ligës Premier mposhti ekipin argjentinas Boca Juniors me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës Audi. Anderson dhe përforcimi i ri Antonio Valencia, shënuan për avantazhin e dyfishtë të Manchesterit, derisa rezultatin për Boca a ngushtoi Federico Insua.
“Është një mrekulli e Munichut”, ka bërë shaka Ferguson. “Por ndoshta kjo do ta shpërthejë djaloshin, kjo mund të jetë një nxitje për të shënuar më shumë. Ai ka talent, andaj shpresojmë se ai do të mund të shënojë më shumë”.

Viera refuzon Tottenhamin për shkak të Arsenalit?
Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, ngurron të transferohet te Tottenhami, për shkak se kjo mund të humb simpatinë që kanë fansat e Arsenalit për të.
Siç shkruan Daily Mail, Vieira, i cili dëshiron të largohet nga Interi në kërkim të një ekipi ku do të mund të luajë me ekipin e parë, që do t’i ndihmonte atij të sigurojë një vend për Kupën Botërore të verës së ardhshme, ka lënë anash idenë për t’u transferuar te Tottenham.
Viera është e kuptueshme se e ka marrë më me qetësi rikthimin e tij në Londër, pasi kjo mund ketë ndikim në njollosjen e reputacionit të tij si legjendë e Arsenalit.
Ekipet franceze Lyon dhe Paris Saint-Germain po ashtu kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin, derisa edhe Birmingham bëri interesim të hershëm për të. Por Vieira do të jetë më i lumtur të qëndrojë në Serie A nëse i ofrohet ndonjë marrëveshje e pranueshme.
Ndërkohë disa media raportojnë edhe mundësinë pak të besueshme që ish-kapiteni i Arsenalit, të rikthehet në mesin e topçinjve.

Arbeloa: Liverpooli më ka bërë edhe më të mirë
Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se gjatë kohës së tij në Liverpool ai është bërë një lojtar shumë më i mirë.
“Liverpooli është një klub i madh me një histori mbresëlënëse, me shumë suksese. Në Angli ky është një ekip me më së shumti tituj... Andaj tashmë e kam shijuar atë kënaqësi dhe shpresoj se kjo do të më ndihmojë tash në këtë sfidë, e cila qartas është më madhja në karrierën time”, ka thënë Arbeloa.
“Mendoj se jam bërë një futbollist më i mirë dhe po ashtu më i pjekur. Kur luani në një klub si Liverpooli e keni shansin të luani me lojtarë të mëdhenj, unë po ashtu jam ftuar nga Spanja dhe kemi fituar Kampionatin Evropian... në këto vite kam mësuar shumë gjëra”.
“Kjo më ka bërë lojtar më të mirë dhe shpresoj të jem në gjendje ta tregoj këtë, që në fund është gjë e rëndësishme”, ka shtuar spanjolli.

Bayerni turpëron Milanin
Milani po vazhdon me formën e keqe në ndeshjet miqësore parasezonale, ndërsa të mërkurën mbrëma është mposhtur me rezultat prej 4-1 nga Bayern Munichu.
Është kjo humbja e katërt radhazi e Rossonerëve, të cilët duket se nuk po e gjejnë formulën e fitores.
Bavarezët dolën fitues me golat e Muller (12’ dhe 90’), Schweinsteiger (80’) dhe Sene (89’). Ndërsa golin e nderit për kuqezinjtë e shënoi Pirlo (81’).

Zanetti dëshiron titullin e pestë të radhazi
Të mërkurën është publikuar kalendari i Kampionatit italian në futboll, ndërsa kampioni Inter do ta fillojë sezonin e ri me ndeshjen kundër skuadrës së promovuar ne Serie A, Bari, ndërsa një javë më pas do të përballet me rivalin e qytetit, Milan.
“Në Ligë secila ndeshje është e vështirë, sepse asnjëherë nuk e di se çfarë rreziku vjen. Ne e dimë këtë mirë, sepse e kemi dëshmuar me rezultatet e treguara në vitet e fundit”.
“E dimë potencialin e skuadrës sonë dhe e dimë se mund të fitojmë kundër të gjithëve, dhe gjithmonë do ta japim më të mirën përballë çdo kundërshtari”.
“Do të mundohemi të japim maksimumin që ta konfirmojmë veten si kampionë. Dëshirojmë ta fitojmë titullin e pestë radhazi”, ka thënë kapiteni i Interit, Javier Zanetti.

Leonardo: Inter dhe Juve janë më të fortë se Milani
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi kanë skuadra më të forta se Rossonerët, mirëpo ai e konsideron sezonin e ri si një sfidë për të dhe të zgjedhurit e tij.
“Jam i lumtur dhe entuziast për këtë sfidë. Stoli i Milanit është shumë i rëndësishëm dhe mua më qeshet kur lojtarët më thirrin trajner, sepse ende nuk jam mësuar me këtë emër”.
“Milani ka identitetin e vet historik. Ka periudha kur gjithçka shkon mirë, dhe ka periudha kur duhet të djersitemi më shumë dhe të analizojmë mirë detajet, siç po ndodh tani”.
“Tani për tani Interi është favorit. Juve është po ashtu skuadër e fuqishme, mirëpo mund t’u them se prapëseprapë ne mund të jemi befasia”.
“Ekipi ynë është shumë i vogël, duke qenë se jemi të përkushtuar në shumë kompeticione, prandaj kemi nevojë për emra të tjerë në skuadër”, është shprehur Leonardo për RAI.

Diego: Juve mund të fitojë gjithçka
Transferi i sivjetmë i Juventusit, Diego, i cili të martën mbrëma shënoi golin debutues për Zonjën e Vjetër në kuadër të Peace Cup, ka dhënë mendimet e tij për skuadrën bardhezi.
“Dje ishte një ditë e përsosur. Jam shumë i lumtur, sepse goli ishte i rëndësishëm për mua”.
“Juventusi është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe ne mund të fitojmë gjithçka”, ka thënë braziliani.
Juve ka fituar dy ndeshjet në kuadër të Grupit A të Kupës së Paqes, që do të thotë se është kualifikuar në gjysmëfinale, ku të premten do të përballet me Real Madridin.
“Ndeshja kundër Real Madridit do të jetë e veçantë, mirëpo forma jonë nuk është aq e mirë”, ka shtuar ish-lojtari i Werder Bremenit, i cili është shprehur se ëndrra e tij është që të luajë në Kampionatin Botëror 2010 me Brazilin, kështu që do të japë më të mirën nga vetja me Juventusin që të sigurojë vend në formacionin e ngjeshur të Selecaos.

Martins drejt Wolfsburgut
Sulmuesi i Newcastle United, Obafemi Martins, pritet të largohet nga ekipi anglez për të kaluar në radhët e kampionit të Bundesligës, Wolfsburg.
Nigeriani tashmë ka zbuluar dëshirën e tij për të kaluar në radhët e Wolfsburgut në disa javët në vazhdim.
Dhe sipas “The Sun”, Martins, nuk ishte në mesin e zëvendësuesve në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Leeds United, duke nxitur edhe më tej spekulimet se ai mund të kalojë në kampionatin gjerman.
Newcastle pritet të fitojë rreth 7.5 milionë euro nga shitja e sulmuesit, ndërsa përcaktimi i kushteve personale dhe testeve mjekësore pritet të realizohen gjatë javës së ardhshme.

Aston Villa i bashkohet garës për Upson
Klubi i Ligës Premier, Aston Villa, është i interesuar të marrë shërbimet e mbrojtësit të West Ham United, Matthew Upson.
Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, dëshiron të nënshkruajë me edhe dy mbrojtës në disa javët e mbetura të afatit kalimtar.
Dhe, siç shkruajnë mediat angleze, Villa ka përqendruar vëmendjen në Matthew Upson, duke iu bashkuar kështu listës së ekipeve që kërkojnë mbrojtësin e kombëtares angleze, ku janë edhe Arsenal dhe Manchester City.

Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi