Lajmet nga sporti 06.08.2009
Faqja 1 e 1
Lajmet nga sporti 06.08.2009
Eto’o dëshiron Superkupën e Italisë
Sulmuesi i ri i Interit, Samuel Eto’o, dëshiron ta fillojë me trofe aventurën e tij me nerazurët, duke fituar Superkupën e Italisë.
Interi, fitues i Serie A, dhe Lazio, fituese e Kupës së Italisë, do të përballen më 8 gusht në Pekin për titullin e Supërkupës së Italisë, dhe Eto’o shpreson ta fillojë me fitore karrierën e tij me ekipin italian.
“Vërtet dua shumë ta fitoj Superkupën e Italisë. Fitorja kundër Lazios në Pekin o të ishte një mënyrë e mirë për ta shpaguar besimin që ata kanë në mua. Klubi bëri shumë për mua, unë duhet ta shpaguaj këtë në fushë”, ka thënë Samuel Eto’o për Gazzetta dello Sport.

Re: Lajmet nga sporti 06.08.2009
Abramovich nuk heq dorë nga Pirlo
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk pranon të heqë dorë nga angazhimi i mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo.
Blutë së fundi kanë irrituar Milanin duke ofruar vetëm 6.5 milionë funte si dhe sulmuesin Claudio Pizarro. Dhe presidenti i rosonerëve, Silvio Berlusconi, mbrëmë tha se Pirlo, 30-vjeçar, nuk është më në shitje.
Pirlo është një prej lojtarëve të cilin menaxheri i ri i klubit, Carlo Ancelotti, e ka kërkuar nga bosi rus, dhe sipas Daily Star, Abramovich është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.

Lyoni kërkon Poulsen
Ish-kampioni i kampionatit francez, Olympique Lyon, është duke synuar mesfushorin e Juventusit, Christian Poulsen.
Mediat italiane raportohet se mesfushori danez nuk do të ketë vend në radhët e ekipit të trajnerit të ri Cirro Ferrara dhe është kërkuar të gjejë një destinacion tjetër.
Por ai tashmë ka refuzuar ofertat nga Fulham dhe Fenerbahce, në kërkim të një ekip më të pëlqyer. Në skenë tash paraqitet edhe Lyon, klub që ka raporte të mira me Juven dhe që mund të jetë stacioni i ardhshëm i danezit.

Zyrtare: Milani pohon angazhimin e Huntelaar
Ekipi i Milanit ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të transferuar sulmuesin holandez Klaa-Jan Huntelaar.
Drejtuesit e Milanit që mbrëmë pohuan se së shpejti do të angazhojnë një sulmues, ndërsa mediat në Itali ishin të sakta kur parashikuan se ai do të jetë Klaas-Jan Huntelaar, për të cilin rosonerët do të paguajë rreth 15 milionë euro.
“Ekipi i Milanit ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar. Holandezi nesër do të arrijë për t’i kompletuar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2013”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.

Barcelona interesohet për Vincent Kompany
Kampioni i Evropës, Barcelona, është duke menduar të bëjë ofertë për mbrojtësin e Manchester Cityt, Vincent Kompany.
Sipas Daily Mail, klubi spanjoll është duke kërkuar edhe dy ose tre lojtarë para fillimit të sezonit të ri, dhe kanë identifikuar Kompany, krahas lojtarit të Manchester United, Jonny Evans dhe atij të Sao Paulo, Miranda, si tre kandidatë të mundshëm për transferim.
Barcelona po ashtu ka treguar interesim edhe për mbrojtësin e Shakhtar Donetsk, Dmytro Chygrynskiy, si dhe bashkëlojtarin e Evans, Nemanja Vidic, por është refuzuar në dy rastet fundit.
Klubi spanjoll është duke kërkuar edhe një mesfushor, që do të mbulonte Yaya Toure dhe Seydou Keita, të cilët do të mungojnë në mungojnë një pjesë të sezonit për shkak të Kupës Afrikane.

Streetball Kosova kthehet me 5 fitore nga Praga
Ekipi i Streeball Kosova është rikthyer me pesë fitore të shënuara dhe vetëm dy humbje nga manifestimi tradicional “Prague international Streetball Cup”, që u zhvillua gjatë vikendit në kryeqytetin Çek.
Basketbollistët kosovar, të udhëhequr nga Florian Miftari, janë përballur me ekipe nga vende të ndryshme të Evropës, si Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Rumunia, Letonia dhe kanë arritur një sukses të papritur duke mposhtur të gjitha ekipet e huaja në këtë organizim.
“Ishte një organizim i mrekullueshëm i Streetball-it në Pragë, me ekipe shumë të forta në garë për vendin e parë. Ne arritëm sukses të madh edhe pse fati nuk ishte në anën tonë sa i përket shortit dhe lëndimit që pësoi lojtari ynë Arsim Svirca mu në lojën e parë”, ka thënë Miftari për mediat kosovare pas arritjes në Prishtinë.
“Po ashtu, mu në lojën e parë na u desh të përballemi me ish kampionin e këtij manifestimi, një ekip i fortë dhe komplet, të cilët në fund edhe triumfuam në streetballin e sivjetmë. Falënderoj organizatorin Pëllumb Bajçinovci nga Streetball Kosova, i cili na mundësoi një pjesëmarrje në këtë manifestim”, ka shtuar më tej Miftari.
Ekipi kosovar ishte i përbërë nga Florian Miftari, Fatos Bajçinovci, Flamur Bajraktari dhe Arsim Svirca.

Aquilani kishte refuzuar Arsenalin dhe Chelsea si junior
Nënshkrimi i ri i Liverpoolit, Alberto Aquilani, mund të kishte përfunduar me shumë lehtësi në fushën e Arsenalit ose Chelseat.
Aquilani është një lojtar i dalë nga akademia e Romës, por problemet financiare të klubit e bënë të pamundshme refuzimin e ofertës 20 milionëshe të Liverpoolit.
Mesfushori besohet se kishte arritur kushtet personale që më herët, dhe vetëm pritej kompletimi i transferimit të Xabi Alonsos në Real Madrid.
Mediat angleze tash bëjnë të ditur se si 16-vjeçar, Aquilani kishte pranuar ofertë edhe nga Arsenali dhe Chelsea, por ai kishte dashur të plotësojë ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në Romë, duke refuzuar të dyja ofertat.

Xabi: Nuk kam armiqësi me Benitez
Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ai nuk ka pasur armiqësi me menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, pasi u largua nga Anfield këtë javë.
“Kam përsëritur disa herë se raporti ynë ishte profesional, një respekt i dyanshëm, normal në mes të trajnerit dhe lojtarit. E respektoj dhe e falënderoj për mundësinë që më ka dhënë”, ka thënë Xabi.
“Lamtumira ishte tërësisht e shkurtër, çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe nuk kisha kohë të përshëndetem si duhet. Dua të rikthehem dhe t’u the lamtumirë bashkë-lojtarëve të mi dhe Rafa”.
“Dua t’i falënderoj për gjithçka që më dhanë, por tash po filloj një shkallë të re në karrierën time. Jam i ngazëllyer. Pesë vite është shumë në një klub si Liverpool. Kam mësuar gjëra të rëndësishme, kam pasur një përvojë të madhe, kam luajtur në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe kam fituar një herë. Arrij në Madrid më i pjekur dhe me më shumë përvojë”, ka shtuar spanjolli.

Ferguson: Owen duhej të shënonte katër
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i zhgënjyer për të parën herë me sulmuesin e ri Michael Owen, pasi anglezi dështoi të shënojë në fitoren 2-0 të ekipit ndaj Valencias.
Në prani të trajnerit të Anglisë, Fabio Capello, i cili është duke emërtuar ekipin për përballje me Holandën gjatë të shtunës së ardhshme, Owen keqpërdori katër shanse të shkëlqyeshme për të gjetur rrjetin.
“Do të ishte mirë për Michael sikur të shënonte, ai e meritoi një. Ndoshta do të duhej të shënonte katër. Ai tregoi lëvizje mahnitëse në disa momente dhe kur pranoi pasim të shkëlqyeshëm për Wayne Rooneyn, ai e dërgoi topin mbi portierin, por e kaloi shtyllën”, ka thënë Ferguson.
United shënoi fitore me dy gola të pjesës së dytë të shënuar nga Wayne Rooney (51’) dhe Tom Cleverly (73’).

Drogba: Jam krenar që vazhdova me Chelsean
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai është personi më i lumtur në botë pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me Chelsean, e cila e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2012.
“Vendosa të vazhdon kontratën time me Chelsean edhe për dy vite tjera dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën blu. E dua klubin, ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj të fitoj tituj”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i cili do të kalojë rreth gjashtë javë në Kupën Afrikane në fillim të vitit 2010
“Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në Chelsea”.
“Por objektivi numër një është të fitoj Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se këtë vit mund të shkojmë deri në finale dhe përfundimisht ta fitojmë trofeun”, ka shtuar Drogba.

Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi