Lajmet nga Sporti 03.08.2009
Faqja 1 e 1
Lajmet nga Sporti 03.08.2009
Wenger: Nuk do t’i zbuloj planet e transferimeve
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shpjeguar se pse ai kurrë nuk flet për planet e tij të transferimeve.
“Ne nuk bëjmë komente për transferimet. Nëse nënshkruajmë me dikë, atëherë do ta zbulojmë”, ka thënë Wenger.
“Lexoj në gazeta se unë i kam telefonuar atij ose këtij. Interesohem për shumë, por kurrë nuk flas për këtë, pasi duhet ta pranoni se kjo mund të shqetësojë lojtarin, kjo mund të shqetësojë klubin”.
“Nëse transferimi nuk ndodh, atëherë keni një lojtar të pakënaqur, andaj unë i mbaj të gjithë sa më qetë që mundem”, ka shtuar francezi.

Re: Lajmet nga Sporti 03.08.2009
Benitez i pakënaqur me lojën ndaj Espanyolit
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas humbjes së mbrëmshme prej 3-0 nga Espanyol.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Ben Sahar, shënoi dy herë në pjesën e dytë, për të çuar në tre numrin e golave të Espanyol, pas një shënimi të hershëm të Luis Garcia, derisa ekipi spanjoll festoi hapjen e stadiumit të ri Estadi Cornella-El Prat me fitore.
“Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ta. Për ne ishte një ndeshje miqësore, por duhet të luani në nivel çdo ndeshje dhe duhet të punoni më me ngulm se që bëmë ne sot. Për 25 minuta në pjesën e parë ishim okay, por pjesën tjetër të ndeshjes ata ishin mbi ne, duke fituar çdo të dytin top dhe sfidë. Nuk mund të fitoni ndeshje nëse nuk punoni shumë”, ka thënë spanjolli.

Ancelotti njen më pak presion në Angli
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se është duke shijuar futbollin anglez ndryshe nga ajo që ai ka përjetuar në stolin menaxherial të Milanit.
“Përshtypjet e mia të para janë se këtu në Angli nuk ka shumë presion mbi menaxherët. Në Itali presioni është shumë më i madh, nga lojtarët, nga fansat dhe nga gazetarët”, ka thënë Ancelotti.
“Këtu është shumë mirë, së paku deri tani. Nuk e di nëse pas ndonjë disfate kjo do të ndryshojë”, ka shtuar italiani.

Owen: Do të shënoj shumë gola
Sulmuesi i ri i Manchester United, Michael Owen, do t’i heshtë kritikët duke shënuar shumë gola në Old Trafford.
“Ekipi ka humbur dy lojtarë, Tevez, i cili ka shënuar disa gola, dhe Ronaldo, i cili ka shënuar shumë gjatë dy sezoneve të fundit. Ka një zbrazëtirë të madhe për t’u mbuluar dhe shpresoj se unë mund të ndihmoj mbulimin e saj sa i takon golave”, ka thënë Owen.
“Këtë nuk mund ta bëj i vetëm, por do të ndihmoj. Kur nënshkruani me United jeni i ngazëllyer për shumë gjëra dhe një prej tyre është të shënosh shumë gola, pasi këtu do të fitoj më shumë raste se në ekipet tjera”, ka shtuar anglezi.

Wilshere shënon dygolësh në fitoren e Arsenalit
Topçinjtë e Arsenalit kanë dalë fitues në Emirates Cup, pasi mposhtën Rangers me rezultat 3-0 në finalen e së dielës mbrëma.
Arsenali shënoi dy gola të hershëm për të zhvilluar më pas një lojë më të qetë. Jack Wilshere shënoi dy herë për të futur në sandviç golin e Eduardo da Silva, në fitoren e dytë të topçinjve në Emirates Cup.
Wilshere hapi rezultatin pas vetëm 120 sekondash, derisa Eduardo e dyfishoi atë pas dhjetë minutash tjera. 17-vjeçari vulosi dilemën e fituesit me golin e tij të dytë dhe të tretin për Arsenalin në minutën e 72-të.
Në ndeshjen tjetër të Emirates Cup, Atletico Madrid dhe Paris Saint Germaine kanë luajtur baras 1-1. Atletico kaloi në epërsi me golin e Sergio Aguero të shënuar nga penaltia në fund të pjesës së parë (41’), ndërsa për francezët barazoi Ludovic Giuly në pjesën e dytë të lojës (71’).

Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» Lajmet nga Sporti me 03.10.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi