Lajmet nga sporti 08.08.2009
Faqja 1 e 1
Lajmet nga sporti 08.08.2009
Ferrara: Juventusit i duhej humbja nga Villarreali
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se ‘dajaku’ që hëngrën nga Villarreali është vetëm një këndellje e nevojshme për ekipin e tij.
Juve u mposht me rezultat 4-1 nga kundërshtari spanjoll, dhe Ferrara s’ka si të jetë i kënaqur me një humbje kaq të thellë.
“Ne ishim mbushur me lëvdata dhe ia kemi dalë mirë deri tash, por kjo shuplakë në fytyrë do të na bëjë neve mirë për të rikthyer këmbët sërish në fushë”, ka thënë Ferrara,
“Do të rikthehemi në punë në mënyrë të relaksuar. Ky është një ekip i nivelit të lartë, duke shikuar këtë mbrëmje. Ne jemi të shqetësuar, por po ashtu të bindur se mund t’ia dalim mirë në të ardhmen”, ka shtuar italiani

Re: Lajmet nga sporti 08.08.2009
Atletico Madrid kërkon Valbuenan
Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se është duke kërkuar mesfushorin e Olympique Marseille, Mathieu Valbuena.
25-vjeçari është nxjerrë në shitje nga Marseille këtë verë dhe pavarësisht interesimit nga klube të tjera si Liverpool dhe Aston Villa, Atletico shihet si favorit për të nënshkruar me mesfushorin.
Valbuena është lojtari i dytë i rëndësishëm i Marseillet, që largohet pas arritjes së trajnerit të ri Didider Deschamps, pasi më herët nga ekipi francez u largua edhe Lorik Cana, i cili kaloi në Sunderland.
Valbuena do t’i kushtojë Atleticos plot 5 milionë funte

Lampard interesohet për detyrën e menaxherit
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ai është duke menduar të vazhdojë karrierën si menaxher pasi të pensionohet nga loja aktive e futbollit.
“Menaxhimi më duket interesant tash. Nuk e kam dashur atë vite më parë, por kur kam punuar me aq shumë menaxherë të mirë dhe kam parë lojtarët e rinj të cilët zhvillohen, kam menduar se dua të punoj në këtë drejtim”, ka thënë Lampard.
“Kam folur me John Terryn për këtë dhe dëshirojmë ta bëjmë këtë së bashku. Jam i sigurt se ai mund të jetë një menaxher i mirë, dhe është shumë inspirues. Por kush e di?”.
“Mbaj mend se babai im thoshte se Harry Redknapp ishte personi i fundit që mund të bëhej menaxher, pasi ai nuk mendonte aspak. Ai vetëm luante, kënaqej dhe pastaj befas u bë menaxher i mirë”, ka shtuar anglezi.

Capello mendon se Owen nuk është i gatshëm për Anglinë
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, do ta len sulmuesin e Manchester United, Michael Owen, jashtë ekipit për miqësoren kundër Holandës.
Sipas The Sun, Owen, 29-vjeçar, ishte përfshirë në ekipin rezervë 32-lojtarësh për deshjen e të mërkurës kundër Holandës. Por pas shumë rasteve të humbura në ndeshjen e mesjavës kundër Valencias, ai nuk do të përfshihet në ekipin përfundimtar.
“Fabio mendon se Michael pati një lojë të mirë kundër Valencias, por ai është i alarmuar me shanset që ai humbi. Ai ka katër sulmues në kokë dhe Michael duhet të përparojë edhe më shumë”, ka shtuar burimi.

Everton dhe Tottenham në ndjekje të Obinnas
Everton dhe Tottenham vazhdojnë të kërkojnë përforcimet e radhës me sulmuesin e Interit, Victor Obinna, që raportohet se është caku i ri i klubeve angleze.
Sipas Gazzetta dello Sport, Obinna është duke u përcjellë nga një numër klubesh evropiane, ndërsa dy klubet angleze, Tottenham dhe Everton, së bashku me atë gjerman Schalke dhe atë italian Parma, janë duke udhëhequr për të marrë shërbimet e tij.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, raportohet se është i gatshëm të ofrojë 3 milionë funte për nigerianin, i cili verën e kaluar për pak sa nuk iu bashkua Evertonit

Cech: Sulmi i Chelseat tmerron të gjithë kundërshtarët
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se në ballë të dyshes Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, të gjitha ekipet evropiane dridhen.
“Kemi në ballë dy sulmues të cilët do të shqetësojnë secilin në Premier League dhe në Evropë. Njëri është ish-golashënuesi më i mirë në ligë dhe tjetri është golashënuesi i fundit më i mirë dhe nëse llogaritni golat e tyre së bashku, është forcë e shkëlqyeshme sulmuese”, ka thënë Cech.
“Sezoni është i gjatë dhe do kemi nevojë secili të shënojmë, por nëse ata shënojnë në çdo ndeshje, do të ishte mrekulli për ne. Është një kombinim perfekt. Mund të shihni se ata luajnë dhe bashkëpunojnë mirë së bashku”, ka shtuar çeku.

Spalletti lavdëron Tottin pas fitore së thellë
Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është më se i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pas fitores 7-1 ndaj ekipit belg Gent, në kuadër të kualifikimeve për Europa League, tre nga të cilët gola i shënoi kapiteni Francesco Totti.
“Ishte një ndeshje e mirë, shumë e mirë me një intensitet të shkëlqyeshëm. Me sa duket ne kemi përfituar nga avantazhi i lehtë në ndeshjen e parë (3-1), por isha i kënaqur të shoh qëndrimin tonë pozitiv që nga fillimi”, ka thënë Spalletti.
“Totti ishte i shkëlqyeshëm dhe dëshmoi kualitetet e tij edhe një herë . Ai ka aftësinë për të dhënë goditjet fituese kur ju më së paku e pritni atë”, ka shtuar italiani.

Huntelaar: Jam më ndryshe se Inzaghi
Nënshkrimi më i ri i Milanit, holandezi Klaas-Jan Huntelaar, ka refuzuar krahasimet me sulmuesin veteran Filippo Inzaghi, duke thënë se ai është një lojtar më ndryshe.
“Më pëlqen të luaj. Kjo do të thotë se gjithmonë jam në mes të aksioneve dhe kjo është sekreti prapa asaj se si kam shënuar aq shumë gola në këto vite”, ka thënë Huntelaar për Gazzetta dello Sport.
“Filippo Inzaghi është super lojtar, por unë jam ca më ndryshe. Milani ka pasur shumë lojtar të cilët kanë bërë histori në këtë klub, ndërsa unë sapo kam arritur”, ka shtuar holandezi.

Wenger: Top katërshi nuk është i paprekshëm
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ‘top katërshi’ mund të thyhet këtë sezon, me Manchester Cityn dhe Aston Villan që do të konkurrojnë për këto pozita.
“City duket sikur ka bërë disa nënshkrime të shkëlqyeshme dhe ka një ekip me shumë kualitet, por mund t’i duhet ekipit tre ose më shumë muaj për të gjetur ekuilibrin e duhur, ka thënë Wenger.
“Mendoj se City do të jetë konkurrent dhe i fuqishëm dhe mos harroni se Aston Villa sfidonte për titull sezonin e kaluar deri në 12 ndeshjet e fundit”.
“Kur unë erdha, Newcastle ishte atje lart, dhe pastaj ishte Leeds. Andaj mendoj se top katërshi nuk është diçka që qëndron gjithmonë”, ka shtuar francezi

Wenger: Wilshere ka mentalitetin e Rooneyt
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Jack Wilshere ka karakter të ngjashëm me yllin e Manchester United, Wayne Rooney, kur ky i fundit ka qenë i ri.
“Ajo çfarë është e mirë në këtë rast është se ai më rikujton Rooneyn kur ai ishte i ri, në besimin e tij dhe në përpjekjet pozitive për të ecur përpara. Për më tepër, ai ka ende të mësojë, por ka disa njohuri të shkëlqyeshme bazike”, ka thënë Wenger.
“Si menaxher nuk dëshironi që një djalosh të bëhet yll para se të kompletohet, dhe ndoshta këtu ajo është më e vështirë se gjithçka tjetër”, ka shtuar francezi.

Walcott kërkon rolin e sulmuesit
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, i cili së fundi ka luajtur në pozicionin e anësorit, edhe një herë ka potencuar dëshirën për t’u rikthyer në rolin e tij natyral, atë të sulmuesit këtë sezon.
“Menaxheri ka folur me mua vitin e kaluar dhe unë i thash se do të shfrytëzoj rastin tim për të dalë në ballë të golit, por lëndimi im i prishi këto plane”, ka thënë Walcott.
“Do të doja të fitoj shans si sulmues, por për këtë ekip do të luaj kudo. Kurrë nuk mund të dini se çfarë do të ndodhë, por jam i gatshëm të luaj para golit nëse zgjidhem”, ka shtuar anglezi.

Arnautovic dëshiron të dëshmojë vlerat në Inter
Sulmuesi i Twente, Marko Arnautovic, është i entuziazmuar rreth kalimit të tij te kampioni i Serie A, Interi, dhe shpreson ta dëshmojë veten.
Pas disa muaj spekulime, Interi më në fund arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit austriak, por vetëm si huazim një vjeçar me mundësinë që kalimi i tij të bëhet i përhershëm në fund të sezonit.
“Ndodhi në çastet e fundit. Ata më lutën ta lëshoj fushën dhe të drejtohem në zyrën e agjentit tim ku më ofruan marrëveshje dhe menjëherë e nënshkrova. Nuk më besohet se kam nënshkruar për një klub kaq të madh”, ka shtuar ai.
“Duhej kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare, por Inter dëshironte të ishte i sigurt se lëndimi im nuk do të më bëjë probleme. Do të rikthehen në stërvitje të rregullta pas dy javësh”.
“Dua të dëshmoj se sa vlej sa më shpejt dhe do të luftoj për vend në 11-shën e parë me Samuel Eto’o dhe Diego Milito. Mendoj se jam i rritur për të sfiduar”, ka përfunduar Arnautovic

Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi