Lajmet nga sporti me 08.11.2009
2 posters
Faqja 1 e 1
Lajmet nga sporti me 08.11.2009
Vieria: Jam më i mirë në Francë
Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, thotë se ai është më i miri që ka në dispozicion menaxheri Raymond Domenech.
“E di se në pozicionin tim nuk ka asnjë më të mirë se unë në Francë. Mund të duket e tepruar, por jam i bindur për këtë”, ka thënë Vieria për L'Equipe.
Vieira ka luajtur vetëm një herë për Francën në vitin 2009 dhe dy herë në vitin 2008, por ai është i vendosur të jetë pjesë e vendit të tij në Kupën Botërore në verën e ardhshme.
“Nuk pres diçka. I kam dhënë vetes objektiv për të qenë pjesë e Kupës së ardhshme Botërore. Sigurisht do të doja të jem në play-off, por është vetëm një skenë”, ka shtuar ish-kapiteni i Arsenalit./
Re: Lajmet nga sporti me 08.11.2009
Terry i vetëdijshëm për sulmin e fuqishëm të United
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ai do të duhet të shtrëngojë mirë këpucët e tij sot, për të bllokuar sulmin e shkëlqyeshëm të Manchester United.
Terry është i vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë sulmuesit e United, pasi ka luajtur krahas të dyve, Michael Owen dhe Wayne Rooney në kombëtaren e Anglisë, derisa edhe Dimitar Berbatov është një kundërshtar familjar me futbollin anglez.
“Të tre janë të ndryshëm, Owen ka treguar se është kërcënim i madh kur futet në fushë, Berbatov është i shpejtë dhe e mban topin shumë mirë, sikur Didier, dhe Wayne është gjithmonë një kërcënim i vazhdueshëm, ai mund të vrapojë prapa, të shtyhet, të pasojë”, ka thënë Terry për faqen zyrtare të Chelseat.
Re: Lajmet nga sporti me 08.11.2009
Wenger: Është herët ta eliminojmë Liverpoolin
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se është shumë herët për ta eliminuar Liverpoolin si sfidues për titull.
Duke folur pas fitores 4-1 ndaj Wolves, Wenger ka thënë se ai nuk do të shikojë shumë në rezultatin në mes të Chelseat dhe United, pasi ende është herrët të kalkulohen pikët, ndërsa nuk e ka përjashtuar Liverpoolin nga gara.
“Është ende herët të kalkulojmë shumë. Nesër është fantastike për ne. Le të shpresojmë se do të kemi një lojë të mirë dhe ta shijojmë. Gjithmonë kënaqeni në ndeshje kur fitoni”.
“Po ashtu, nuk do ta eliminoja Liverpoolin për momentin, madje edhe pse ata kanë humbur pesë ndeshje. Tash gjithkush ka humbur tre, andaj ka dallim në mes këtij sezoni dhe atij të kaluar”, ka thënë francezi.
Re: Lajmet nga sporti me 08.11.2009
Bruce: Nënshkrimi i Canës ishte befasi
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, thotë se ai nuk mund të besojë se ka arritur të sjellë Lorik Canën në Stadiumin e Dritave.
Bruce ishte i befasuar kur Olimpique Marseille u pajtua ta shesë kapitenin për një shumë prej 5 milionë funtesh në muajin korrik.
“Për të parën herë e pashë atë kur shkova ta shoh takimin Marseille - Liverpool. Ai u hodh në Gerrard në ndalimin e tij të parë. Por ajo që më befasoi ishte entuziazmi i tij. Nuk duhej ta shihni shumë për të parë se çfarë kishte”, ka thënë Bruce.
“Ai ishte figurë kyçe në Marseille, që nuk është e lehtë. Tash ai është figurë kyçe këtu dhe e kam parashikuar këtë që në momentin kur kam nënshkruar”.
“Por nuk mendova se kam ndonjë shans ta sjell atë, pasi ai ishte kapiten. Pastaj u ndryshua trajneri kur Didier Deschamps erdhi gjatë verës. Ai solli lojtarë të tij dhe e lejoi Lorikun të largohet”, ka shtuar Bruce.
Stili luftarak i Canës tashmë i ka sjellë atij pesë kartonë të verdhë dhe një suspendim, që e la atë jashtë në takimin e djeshëm ndaj Tottenhamit, të cilin Sunderlandi e humbi me rezultat 2-0.
Similar topics
» Lajmet Nga sporti 28.07.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
» lajmet nga sporti me 24-10-2009
» Lajmet nga Sporti 30.07.2009
» Lajmet nga Sporti 03.08.2009
» Lajmet nga sporti 06.08.2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi